image Aktivizohet Shtabi Emergjent - Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan, situatë e rënduar në Sllubicë e Pogragjë

Sociale

Aktivizohet Shtabi Emergjent – Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan, situatë e rënduar në Sllubicë e Pogragjë

news image

Komuna e Gjilanit ka aktivizuar Shtabin Emergjent pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të enjten. Siç thuhet në një njoftim të Komunës së Gjilanit, situata në fshatrat Sllubicë e Pogragjë është më e rënduar.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u ka kërkuar qytetarëve të fshatrave Sllubicë e Pogragjë që të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, në rast të përkeqësimit të situatës.

Në njoftim të Komunës thuhet se “aktualisht ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve”.

Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.

/Gazeta Sinjali/