image Drejtori kosovar i OBSH-së thotë se izolimi duhet të jetë strikt dhe rigoroz

Shëndetësi

Drejtori kosovar i OBSH-së thotë se izolimi duhet të jetë strikt dhe rigoroz

news image

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Bullgari, Skender Sylna, përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar që Kosova të përdorë masat e izolimit/karantinimit në mënyrë rigoroze.

Sipas Sylës testimet pë COVID-19 duhet të rriten dhe masa e izolimit është më e suksesshma që të parandalohet rritja e rasteve të reja me koronavirus.

“Testimi i rasteve duhet të shtohet në mënyrë sinjifikante nga numri aktual.
Izolimi/karantinimi duhet të jetë strikt”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ai gjithashtu ka kërkuar që inspektorët të kryejn punën e tyre dhe t’i kontrollojnë hapësirat e brendshme të lokaleve, nëse bizneset janë duke i përfillur rregullat për koronavirus.

“Autoritetet inspektuese nuk duhet të mirren me individë por me subjekte afariste. Ata nuk duhet të lejojnē që në hapësirat e brendshme të lejohet askush pa maskë, përfshirë stafin dhe klientët. E njëjta vlen për udhëheqësit e institucioneve. Në hyrje dalje duhet të ketë përherë gell dezinfektues”, është shprehur Syla.

Më tutje, Syla tha se “mos qofsha nën lëkurën e disa politikanëve që tragjeditë njerēzore i shfrytëzojnë për kusuritje e përfitime politike nga cilido taborr”./ Gazeta Sinjali/