image Drejtori i Policisë: Vendimi i Kushtetueses qetësoi situatën në vend

Kosovë

Siguri/ Drejtori i Policisë: Vendimi i Kushtetueses qetësoi situatën në vend

news image

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që dekreti i presidentit për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, duket se është pritur shumë mirë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu thotë drejtori i përgjitshëm i policisë, Rashit Qalaj. I cili tha se si drejtori i policisë e ka pritur shumë mirë këtë vendim, pasi thotë se është vërejtur një tensionim mes qytetarëve dhe ky vendim thotë se e qetësoi situatën.

“Udhëheqësia e Polcisë vendimi për masën e pezullimit të dekretit e ka marrë si shumë pozitiv, sepse është organi më i lart kushtetues dhe sigurisht se do e merr një vendim i cili duhet të përkrahet nga të gjithë. Si drejtor i Polcisë e kam pritë shumë mirë këtë vendim, meqenëse është vërejtë një tensionim edhe në mes të qytetarëve. Ne normalisht që i kemi ato funksionet vitale, nuk i kemi bartë nëpër institucione, ekzistojnë njësitet e caktuara në kuadër të drejtorisë së përgjitshme të policisë të cilat përcjellin edhe platforma sociale dhe rrjete sociale, mbledhim të gjitha informatat edhe nga terreni, njësitë i inteligjencës dhe konform këtyre bëjmë përgatitjet e duhura. Mirëpo, mund të them që ka ndikuar ky vendim që situata të qetësohet mjaft mirë”, tha Qalaj në Dukagjin./Gazeta Sinjali/