Gazeta Sinjali në fund të janarit publikoi pamje skandaloze të keqtrajtimit të një 18 vjeçari në vitin 2018 nga Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.
Pamjet që i publikoi Sinjali u bënë virale, ku edhe nxitën reagime të shumta nga i gjithë opinioni publik, por edhe nga krerët e institucioneve.
Lidhur me këtë rast, për herë të parë ka folur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
“Ajo është një sjellje që e dënojmë, dhe në asnjë mënyrë nuk e tolerojmë, përkundrazi e dënojmë shumë ashpër. Ju e keni parë që policia ka bashkëpunuar që të zbardhet ky rast, dhe do të jetë e gatshme për të gjitha rastet që të punojmë në zbardhjen e tyre”, tha Mehmeti në emisionin “Udhëve” të televizionit publik.
Më poshtë gjeni rrëfimin e të riut që u keqtrajtua dhe pamjet e dhunës nga zyrtari policor, Haris Kelmendi.