image Drejtori i Leipzig konfirmon interesin në Werner

Futboll

Drejtori i Leipzig konfirmon interesin në Werner

news image

Leipzig po punon në një rikthim të gjermanit Timo Werner përsëri në klub.

Sulmuesi gjerman u largua në verën e vitit 2020 në drejtim të Chelseas për shumën e 47.5 milion funteve.

Werner nuk u ambinetua aspak me futbollin anglez dhe tani është në kërkim të një destinacioni të ri pas dy sezoneve aspak të mira me klubin e Chelseas.

Drejtori i Leipzig ka konfirmuar se ata janë duke e ndjekur futbollistin dhe një lëvizje e tij mund të ndodhë në vazhdim.

“Sigurisht që ne e shohim atë emocionues, ai është tepër i shpejtë dhe një ndërkombëtar gjerman. Ne kemi qenë në kontakt me të që nga transferimi i tij. Por ne nuk jemi afër një marrëveshjeje dhe do të shpallim vetëm atëherë kur ka kuptim.

“Ka të bëjë me faktin që ne mendojmë se djali është i mirë dhe ai ende mendon se ne jemi mirë. Jemi në komunikim por nuk punojmë në konstruksione specifike”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/