image Drejtori i IKSHPK-së, tregon sesi trajtohen të dyshuarit për koronavirus

Kosovë

Deklaratë/ Drejtori i IKSHPK-së, tregon sesi trajtohen të dyshuarit për koronavirus

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se të gjithë pacientët testohen në të gjitha testet dhe nuk mbeten pa u diagnostikuar nga aspekti laboratorik.

“Pacientet testohen në të gjitha testet dhe nuk mbeten pa u diagnostikuar nga aspekti laboratorik, për këtë të jeni të bindur” është shprehur Ramadani

Ai është shprehur se me vullnet do të testojnë të gjithë personat, por duke pritur që qytetarët të kenë mirëkuptim ngase nuk është e mundur të testohen 2 milionë banorë.

“Po që se shprehin dëshirë 2 milionë banorë të testohen do të jetë e pamundur, do t’i testojmë vetëm rastet që dyshohen që mund ta kenë koronavirusin, deri tash kanë dalur të gjitha rastet negative. Ne po tentojmë të mos lëmë asnjë person të dyshimtë që mund të na dalë me koronavirus”, ka thënë Ramadani.

Ai gjithashtu ka theksuar se të gjitha masat po merren dhe janë shumë proaktiv duke falënderuar të gjitha institucionet e shtetit./ Gazeta Sinjali/