image Drejtori i Bayern nuk dorëzohet: Lewandwoski ka kontratë deri në verën e vitit 2023

Futboll

Drejtori i Bayern nuk dorëzohet: Lewandwoski ka kontratë deri në verën e vitit 2023

news image

E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të mbetet e paqartë.

Sulmuesi polak ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi, me destinacionin e preferuar të tij që është Barcelona.

Drejtori i Bayern, Hasan Salihamidzic ka ripërsëritur edhe njëherë se Lewandowski do të qëndrojë në klub, duke theksuar se ai ka kontratën me bavarezët deri në vitin 2023.

“Pozicioni ynë është i qartë: Roberti ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Ofertë e re nga Barcelona? Unë nuk jam duke menduar për këtë. Pres ta shoh Robertin në stërvitje në Säbener Straße më 12 korrik”, ka deklaruar drejtori i Bayern.

/GazetaSinjaliSport/