image Drejtoresha OBSH-së në Kosovë: Masat nuk është dashur të ndërpriten fare

Shëndetësi

Drejtoresha OBSH-së në Kosovë: Masat nuk është dashur të ndërpriten fare

news image

Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se masat nuk është dashur të largohen fare.

“Masat nuk është dashur të ndërpriten fare. Kushti i parë për t’u kthyer në vendin e punës ka qenë organizimi i vendit të punës, që të ketë së paku 8 metra distancë nga personi tjetër. E pastaj edhe stafi të ketë rotacion nëse nuk ka hapësirë”, ka thënë Humolli.

Megjithatë, ajo ka thënë se tani qytetarët duhet të bartin maska.

“Me lirimin e kërkuar domosdoshmërisht duhet të vendosen maska të fabrikuara, apo jo kirurgjike. Nëse popullata i respekton këto masa, t’i quaja të buta, do të kishim kaluar këtë situatë që u krijua, e cila ishte e panevojshme”, ka thënë ajo.

Sipas saj rritja e numrit të të prekurve në Prishtinë është diçka e pritur.

“Disa banorë punojnë në komunat e afërta të Prishtinës. Jodomosdoshmërisht burimin e infektimit e kanë në Prishtinë, e cila është më e rrezikuar. 281 raste që ka Prishtina, atëherë del një numër relativisht i ulët në proporcion me numrin e banorëve. Është një komponent që është bërë edhe gjatë kohës kur u shpall pandemia, e cila masë duhet të shfrytëzohet sepse duhet të mësohemi t’i adaptohemi realitetit me COVID-19. Por, ata që punojnë nga shtëpia s’duhet të dalin në kafiteri, kjo është një brengë e imja”, ka thënë Humolli në Desku.

Ajo thotë se duhet të kemi kujdes me ligjet, porse OBSH-ja e ka shpallur Covid-19 si emergjencë globale, dhe Kosova e ka të detajuar atë ligj./ Gazeta Sinjali/