image Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK infektohet me koronavirus

Shëndetësi

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK infektohet me koronavirus

news image

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti është infektuar me koronavirs.

Lajmin e ka konfirmuar vetë doktoresha, duke thënë se e kishin parasysh rrezikun e infektimit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po kam rezultuar pozitive. Kjo është pjesë e punës tonë. Edhe këtë e kemi marrë parasysh se mund të infektohemi, por kurrë të largohemi nga detyra”.

“Si të më kalon prap do të jem pranë pacientëve”, ka deklaruar Mehmeti.

Deri tani në Kosovë janë rreth 500 punëtorë shëndetësorë të infektuar me COVID-19. /Gazeta Sinjali