image Dramatike/ Pas 18 orësh not, 30-vjeçari i shpëton vdekjes në detin e Greqisë

Rajon

Dramatike/ Pas 18 orësh not, 30-vjeçari i shpëton vdekjes në detin e Greqisë

news image

Thrilleri pati fund të lumtur për një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili arriti t’i shpëtonte vdekjes në det në Poseidi, Halkidiki të Greqisë.

Siç shkruajnë mediat greke, Ivani arriti të qëndronte gjallë duke notuar në det për mbi 18 orë.

I riu së bashku me dy miq të tij kishin shkuar për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi të Greqisë. Mirëpo, të tretë u përfshinë nga rrymat e forta në atë zonë.

25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. Ivani 30-vjeçar u pa sot në mesditë nga një anije mallrash, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. 

Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.

Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonin drejt bregut të Pelionit.

Një mjet lundrues i rojes bregdetare e kapi 30-vjeçarin, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë. Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.

Po vijojnë hetimet për gjetjen e personit të tretë që rezulton ende i zhdukur.

Tre të rinjtë shkuan për not pasditen e së shtunës, pasi njëri prej tyre kishte ditëlindjen.

25-vjeçari, i cili u shpëtua i pari, thuhet se u tha autoriteteve se dy miqtë e tij “u gëlltitën nga deti”.

Në këtë zonë të veçantë rrymat detare janë shumë të forta dhe shumica e vendasve shmangin notin atje për shkak të rrezikut të lartë. Ditën e djeshme, në fakt, situata në Pikën e Poseidonit është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta me intensitet 6 Bofort.

/GazetaSinjali/