image Dendias nis vizitën në Shqipëri - Sinjali

Dendias nis vizitën në Shqipëri

news image

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në Shqipëri, duke takuar fillimisht përfaqësues të pakicës greke në Himarë.

Në një postim në Twitter, Dendias tregoi takimin me Presidentin e Omonias, dega Himarë, Fredi Beleri, i cili, sipas Dendias, e informoi mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas takimeve në Himarë, Dendias do të pritet nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe Kryepeshkopin Anastas, kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin