image Drama e avionit të rrëzuar pranë Krimesë, kështu shpëtuan dy pilotë rusë

Botë

Drama e avionit të rrëzuar pranë Krimesë, kështu shpëtuan dy pilotë rusë

news image

Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë të banueshme në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

BBC raporton se pilotët rusë u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej dhe të përplasej me ndërtesën nëntëkatëshe në Yesk, i cili ndodhet matanë Detit Azov nga Ukraina.

Krasnodar Krai gjendet në kufirin midis Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, që Moska ka aneksuar paligjshëm nga Kievi.

Avioni dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale sugjeruan se ndodhi një shpërthim pas rrëzimit të avionit, dhe një ndërtesë nga kati i parë deri në të nëntën u përfshi nga zjarri.

/GazetaSinjali/