Në bazë të drafit për Ligjin e Pagave, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend. Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali, koeficienti për pagën e presidentit do të jetë 20.
Ndërsa kryekuvendari dhe kryeministri me koeficient 19. Njëjtë si ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushteuteses e kanë koeficientin 17, kurse deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.