Borussia Dortmund ka filluar të mendojë për zëvendësimin e Erling Haaland.
Gjiganti gjerman ka filluar negociatat për të arritur një marrëveshje për Karim Adeyemi.
Sky raporton që drejtori Michael Zorc dhe Sebastian Kehl kanë filluar negociatat dhe ata janë kthyer nga Salzburgu të hënën.
Mësohet se ata kanë pasur bisedime konkrete me skuadrën austriake, të cilët kanë kërkuar 40 milionë për Adeyemin. /Gazeta Sinjali Sporti/