image Dortmundi edhe pa Haalandin shënon fitore, Paderborni drejt rënies nga liga

Futboll

Dortmundi edhe pa Haalandin shënon fitore, Paderborni drejt rënies nga liga

news image

Skuadra e Dortmund ka shënuar fitore të lehtë kundër Paderbornit në ndeshjen e sotshme.

Ekipi ‘verdhe e zi’ arriti të shënoi fitore me rezultat 1:6 duke i dhënë një goditje të fortë Paderbornit e cila po lufton për mbijetesë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0, por në pjesën e dytë pati shumë gola.

Edhe pse pa Haalandin, Dortmund arriti që gjashtë herë ta mposhtë portierin vendas, Zingerle.

Golat për skuadrën mysafire i shënuan Hazard (54’), Sancho (57’, 74’, 91’), Hakimi (85’) dhe Schmelzer (89’).

Për Paderbornin shënoi Hunemeier në minutën e 72-të.

Dortmundi me këtë fitore arriti ta forcojë pozitën e dytë, duke arritur kuotën e 60 pikëve.

Kurse Paderborni mund të themi se është përshëndetur me Bundesligën. Ata gjendën në pozitën e fundit me vetëm 19 pikë, me shumë pak gjasa për të shpëtuar. /Gazeta Sinjali/