image Dortmundi e deklason Monchengladbachun, Reus me një nga ndeshjet më të mira në karrierë

Futboll

Dortmundi e deklason Monchengladbachun, Reus me një nga ndeshjet më të mira në karrierë

news image

Borussia Dortmund e ka shpartalluar Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i dy Borussiave përfundoi me rezultat të thellë 6-0, për verdhezinjët, që ishin në ditën e tyre.

Marcos Reus zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierë, pasi realizoi dy gola dhe asistoi në tre tjerë.

Malen, Moukoko dhe Emre Can i realizuan golat e tjerë te skuadra e Dortmundit.

Me këtë fitore Dortmundi vazhdon të mbetet rivali kryesor i Bayern Munichut, pasi ndodhet në pozitën e dytë me 49 pikë të arkëtuara, gjashtë më pak se bavarezët.

Në anën tjetër Monchengladbachu po kalon sezon të dobët, ku ka 26 pikë në vendin e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/