Borussia Dortmund e ka shpartalluar Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.
Derbi i dy Borussiave përfundoi me rezultat të thellë 6-0, për verdhezinjët, që ishin në ditën e tyre.
Marcos Reus zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierë, pasi realizoi dy gola dhe asistoi në tre tjerë.
Malen, Moukoko dhe Emre Can i realizuan golat e tjerë te skuadra e Dortmundit.
Me këtë fitore Dortmundi vazhdon të mbetet rivali kryesor i Bayern Munichut, pasi ndodhet në pozitën e dytë me 49 pikë të arkëtuara, gjashtë më pak se bavarezët.
Në anën tjetër Monchengladbachu po kalon sezon të dobët, ku ka 26 pikë në vendin e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/