Borussia Dortmund luajti ndaj Greuther Furth në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Bundesligë, raporton Sinjali Sport.
Zieverdhët pritën në ‘Signal Iduna Park’ skuadrën e promovuar në ligë këtë sezon, duke e mposhtur me rezultat bindës 3-0.
Erling Haaland me dy gola dhe Donyell Malen me një ishin golashënuesit te vendasit.
Dortmundi ka 34 pikë në pozitën e dytë, ku janë shtatë poena larg Bayernit që është lideri, përderisa mysafirët janë larg në vendin e fundit me vetëm katër pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/