Borussia Dortmund është demoluar në xhiron e 21-të në Bundesliga nga Bayer Leverkusen, transmeton Sinjali Sport.
Leverkuseni e mposhti Dortmundin në shtëpinë e saj me rezultat bindës 2-5.
Dy autogola hapën ndeshjen me Akanjin që shënoi në portën e Dortmundit, kurse Frimpong të Leverkusenit.
Më pas Wirtz, Andrich, Tach dhe Diaby shënuan për ta thelluar epërsinë e mysafirëve.
Ndërsa për golin e nderit e atë të fundit u përkujdes Tigges te vendasit.
Me këtë humbje, Borussia mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, por që lideri, Bayerni i ka ikur me 52 pikë.
Në anën tjetër kjo fitore e sheh Bayerin në vendin e tretë me 38 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/