image “Dorëzohu”, Policia aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm në Lezhë

Rajon

Shqipëri/ “Dorëzohu”, Policia aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm në Lezhë

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë. Mësohet se Policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për një plagosje, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë. Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin ‘dorëzohu’ këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte ‘dorëzohu’”, thotë gruaja.