image Dorëzohet UEFA: Ndalon procedurat ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit

Futboll

Dorëzohet UEFA: Ndalon procedurat ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit

news image

UEFA ka ndalur të gjitha procedurat kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që themeluan Superligën Evropiane dhe nuk hoqën dorë ndryshe nga nëntë klubet e tjera që pranuan kushtet e UEFA-së, raporton gazeta italiane “Tuttosport”.

Ata gjithashtu mund të përfitojnë, ngase një urdhër i Gjykatës Tregtare të Madridit, i kërkoi UEFA-së të anulonte dënimet që ishin negociuar nga nëntë klubet e larguara (Manchester City, United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Inter, Milan dhe Atletico), duke përfshirë gjobë të barabartë me 5 për qind të të ardhurave të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës, transmeton Sinjali Sport.

Sanksionet Zero:

Ajo që vërtetohet nga lirimi është që nuk ka pasur asnjë hetim për Realin, Juven dhe Barcelonën.

Procedurat disiplinore ishin pezulluar dhe me kërkesë të Gjykatës së Madridit janë mbyllur përfundimisht.

Nëse presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, do vazhdonte procedurat, do kishte rrezikuar të ndiqej penalisht për krimin e mosbindjes ndaj autoritetit gjyqësor.

Pos kësaj, UEFA do kishte rrezikuar edhe ndëshkime nga ana financiare.

Çka do të ndodhë tani?

Në këtë pikë situata mbetet e komplikuar. Të tre klubet që mbesin në Superligë kanë nisur propozim dialogu për UEFA-n, që deri më tani është refuzuar dhe deklaratat e Ceferin ishin shumë agresive, sidomos ndaj Agnellit.

A do ndryshojë Ceferin qëndrimin?

Në sfond, ndërkohë, është duke vazhduar betejën me FIFA-në që të mos zhvillohet Kupa e Botës çdo dy vite./Gazeta Sinjali Sporti/