Është dorëzuar rezoluta që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë.
Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për Kongresmenët Ritchie Torres Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa Mc.Clain për dorëzimin e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë.
Sakaq ajo thotë se Irani duhet të japë llogari për sulmin e kryer ndaj Shqipërisë.
“Mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve dhe përgëzojmë punën e Grupit që mbulon Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Xhaçka në Facebook.