Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se nuk e ka përfillur kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit të ri.
Siç e bën të ditur përmes Facebookut Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se e ka njoftuar Thaçin se nuk do të ketë mandatar të ri dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“Si udhëheqës i koalicionit PAN, i kam kthyer përgjigje Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër. Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës”, shkruan Veseli, transmeton Sinjali.
Postimi i plotë i tij: