Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se PDK ka humbur zgjedhjet. “PDK do të kalojë në opozitë”, tha Veseli.
Deklarata e tij:
“Së bashku me PDK-në kemi punuar shumë që t`i fitojmë këto zgjedhje dhe nuk fituam, qytetarët e kanë dhënë goditjen e tyre dhe ne pranojmë, PDK do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t`i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha Veseli në konferencën e drejtpërdrejtë për media, transmeton Gazeta Sinjali.
Aktualisht në garë për t’i fituar zgjedhjet janë LDK dhe VV. Po prinë VV-ja.