Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci partia e të cilit pësoi debakël në zgjedhjet e 6 tetorit, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjen e PDK-së.
Ish deputeti i PDK-së i cili ditë më parë kishte akuzuar Vetëvendosjen dhe kandidatët e saj se nuk e njohin shtetin e Kosovës, tashmë ia ka pranuar fitoren subjektit të drejtuar nga Albin Kurti.
Për më tepër, Koci ia ka qajtur hallin për këtë humbje, ish bashkëpunëtorëve të Albin Kurtit të cilët i ndëshkoi sovrani pas largimit nga Vetëvendosje.
“Ne si PDK, e pranuam rezultatin dhe i dëshirojmë fituesit suksese, po çka me ju ba këtyre të shkretëve bashk ne Ramushin!” , ka shkruar Koci. / Gazeta Sinjali/