image Dorëzohet edhe “Marca”, Mbappe refuzon Real Madridin

Futboll

Dorëzohet edhe “Marca”, Mbappe refuzon Real Madridin

news image

Kylian Mbappe ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm. Mbappe do të vazhdojë me PSG-në, duke e refuzuar kështu Real Madridin.

Gianluca Di Marzio raportoi orë më parë që francezi e ka marrë këtë vendim, të cilin do ta bëjë publik pas ndeshjes së sotme ku PSG e luan ndaj Metz, shkruan Sinjali Sporti.

Tani siç duket është dorëzuar edhe gazeta spanjolle “Marca” e cila dikur e quante pashmangshëm transferimin e francezit tek klubi madrilen.

“Marca” raporton se Mbappe ka refuzuar Real Madridin dhe do të qëndrojë në PSG. Lojtari ka folur me Presidentin e Realit, Florentino Perez i cili ia ka komunikuar vendimin për të vazhduar me PSG-në.

Mbappe pritet të ketë kompetenca më shumë se të një futbollisti me rinovimin e tij me PSG-në, ku sipas raporteve ai madje do të vendosë edhe se kush do të bëhet trajner i ri i klubit francez.

/GazetaSinjaliSporti/