image Alaba shënon eurogol nga gjuajtja e lirë, Reali përmbys rezultatin ndaj Almerias - VIDEO

Futboll

Alaba shënon eurogol nga gjuajtja e lirë, Reali përmbys rezultatin ndaj Almerias – VIDEO

news image

Real Madridi ka përmbysur rezultatin ndaj Almerias.

Madrilenët janë duke zhvilluar ndeshjen e parë të edicionit të ri si mysafir ndaj Almerias.

‘Galaktikët’ u befasuan që në fillim të ndeshjes duke pësuar gol në minutën e 6-të nga sulmuesi Largie Ramazani.

Rezistenca e vendasve zgjati rreth një orë, pasi Real Madridi barazoi shifrat në minutën e 60-të nëpërmjet Lucas Vasquezit.

Mysafirët barazuan rezultatin me anë të David Alabas i cili realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë, në të 75-ën.

Golin mund ta shikoni KËTU

/GazetaSinjaliSport/