image Dorëzohen banorët, Inspektorati ua prish 5 ndërtesa

Rajon

Tiranë/ Dorëzohen banorët, Inspektorati ua prish 5 ndërtesa

news image

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur 5 ndërtesa në zonën e Unazës së re. Janë rrëzuar 2 objekte 3-katëshe, 2 ndërtesa 2-katëshe dhe një banesë 1-katëshe.

IKMT thotë se 4 mjete të rënda po vijojnë prishjen e 2 banesave të tjera. Pronarët e këtyre ndërtesave janë shpronësuar nga qeveria.

Njoftimi i IKMT

Mjetet e rënda të IKMT kanë prishur 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur ne orët e para të mëngjesit, ndërkohe qe deri ne oren 10.00 janë prishur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar ne 2 objekte të tjera.