image Dorëheqja e Cakaj, reagon Rama

Shqipëri

Dorëheqja e Cakaj, reagon Rama

news image

Pas dorëheqjes së Gent Cakaj nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka shkruar se me Cakajn kanë bërë punë të madhe e me përkushtim.

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur edhe emrin e ministrit të ri.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes” ka shkruar Rama./Gazeta Sinjali/