Dy artistët e njohur shqiptarë, Art Abazi dhe Lluni e kanë gati projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Dora jote” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 21 mars, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Arti, përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.
“Kanga ,,DoraJote,, do t’publikohet bashkē me ardhjen e pranverës, me 21 mars”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Artistët nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun./Gazeta Sinjali/