image Dopieta nga Bonucci i siguron Juventusit matematiksiht kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Dopieta nga Bonucci i siguron Juventusit matematiksiht kualifikimin në Ligën e Kampionëve

news image

Juventusi ka triumfuar në shtëpi ndaj Venezias me rezultat 2-1.

Të dy golat për biankonerët i realizoi qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci (7′ 76′), i cili sot feston ditëlindjen e 35-të të tij.

Me këtë fitore, Juventusi tani ka siguruar edhe matematikisht vendin e katërt, që nënkupton se ata do të vazhdojnë të bëjnë pjesë në garat e kompeticionit më të madh në botë në nivel klubesh,

Bardhezinjtë tani kanë 69 pikë të mbledhura me tri xhiro të mbetura deri në fund, një më pak sesa Napoli me 70.

/GazetaSinjaliSport/