Pala mbrojtëse e Petrit Mamajt, 56-vjeçarit që vrau gruan me thikën e bukës, një ditë më parë në Fier, kërkoi nga gjykata shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Sipas avokatit, autori i krimit para gjykatës ka qenë i tronditur ku ka pranuar edhe krimin e rëndë.
“Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer në familje duke e përshkruar se si kishte ndodhur në orën 06:00. Motivi sipas tij, ishte sepse ishin acaruar marrëdhëniet familjare. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë para një muaji e gjysmë një gjilpërë në gjumë. Ky ka qenë shkaku që ai pretendonte se ia kanë bërë për ta vrarë.”
“Kërkesa e prokurorit ishte e drejtë e ligjshme. Vrasja ka ndikuar në opinion dhe ka indinjuar të gjitha familjen. Pavarësisht se unë jam avokati i tij unë e kam pasur komishi dhe kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa, si çdo familje.”
“Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjonte as nuk komunikoje. Ai ishte i përgjegjshme pasi pretendoi se e kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se ‘pse ma keni bërë gjilpërën”. Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë.”
“Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova”, tha avokati.
Gjykata ka lënë në fuqi masën e ndëshkimit “Arrest me burg” për autorin. Petrit Mamaj qëlloi 6 herë gruan e tij, Valdete Mamaj me thikë duke i shkaktuar vdekjen mëngjesin e së martës. Më pas, ai e raportoi ngjarjen si vetëvrasje, ndërsa më vonë ka rrëfyer krimin në polici.
Valdete Mamaj u varros sot në fshatin Levan, aty ku kishte familjen. Nuk kishin vështirësi ekonomike, vetë punonte si shitëse ndërsa bashkëshorti që i mori jetën, punonte në ndërmarrjen e pastrimit. Çifti jetonte në Lagjen Sheq i Madh në Fier. Krimi ndodhi një ditë pasi djali u largua për në Gjermani.
Në sherr e sipër 56 vjecari e goditi 6 herë me thikë. Për të fshehur krimin, e la gruan të vdekur në banesë dhe shkoi për të ngrënë mëngjes në një lokal, pranë shtëpisë. U mor për 4 orë në pyetje dhe në fund pranoi para grupit hetimor se kishte vrarë gruan për arsye xhelozie./Gazeta Sinjali/