Mesfushori i Ajaxs, Donny van de Beek në një prononcim për ‘VoetbalPrimeur’ ka konfirmuar që bashkëlojtari i tij, Hakim Ziyech do të transferohet tek ekipi londinez, Chelsea në sezonin e ardhshë.
“Po i dëgjova raportimet. Nuk e di nëse është e përfunduar e gjitha. Unë i dëshiroj shumë fati atij dhe unë shpresoj që ai të luaj mirë atje. Është një hap që ai e meriton sipas meje. Ai është një futbollist fantastik, prandaj unë jam i sigurt që ai do të bëjë mirë.”, ka thënë mesfushori i Ajax.
“Unë mendoj se është një klub i mirë me shumë lojtarë të ri që mund të rriten”, tha Donny van de Beek për skuadrën e Chelseas.
Ziyech ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 12 asistime në 18 paraqitje në ligën holandeze këtë sezon./Gazeta Sinjali/