image Donnarumma për konkurrencën me Navas: Nuk jam mësuar të jem në stol, kjo më shqetëson

Futboll

Donnarumma për konkurrencën me Navas: Nuk jam mësuar të jem në stol, kjo më shqetëson

news image

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma ka folur për garën me Keylor Navar për pozitën e startuesit te skuadra franceze, shkruan Sinjali Sport.

Italiani ndihet i shqetësuar me situatën në klub, pasi në kohën kur luante te Milani gjithmonë ishte titullar, ku sipas tij nuk është mësuar të jetë shpesh në bankën rezervë.

Navas këtë sezon është paraqitur në 11 ndeshje në të gjitha gara për parisienët, derisa Donnarumma ka filluar nga minuta e parë në 7 takime.

Donnarumma për konkurrencën e tij me Navasin u shpreh: Kjo nuk ndikon në paraqitjet e mia, por më shqetëson.

“Nuk është e lehtë sepse isha mësuar të luaja si titullar dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol, por jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, tha ai për TNT Sports Brazil. /Gazeta Sinjali Sporti/