image Donnarumma edhe më afër Juventusit, zbulohen detajet e marrëveshjes

Futboll

Donnarumma edhe më afër Juventusit, zbulohen detajet e marrëveshjes

news image

Sipas të gjitha gjasave, Gianluigi Donnarumma do të bëhet me skuadër të re, por nuk do e ndërroj edhe shtetin, transmeton Sinjali Sport.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Juventusi është i sigurt se do transferojnë italianin.

Barcelona gjithashtu thuhet se ka bërë ofertë për 22-vjeçarin, por “Zonja e Vjetër” është në kontakte me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, që nga viti i kaluar.

Palët thuhet se kanë marrëveshje mes vete, me Donnarumma që do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri më 2026 dhe do të ketë pagë prej 10 milionë eurove në vit.

Kujtojmë se Gianluigi Donnarumma skuadrës së re do t’i bashkohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Milanin i skadon më 30 qershor të këtij viti. /Gazeta Sinjali Sporti/