Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK’së, Donjeta Sahatçiu, po del se është e pozicionuar krah kryeministrit Albin Kurti, lidhur me çështjen e targave dhe sjelljen e Kosovës në raport me Dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, Sahatçiu ka shkruar “O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë!”.
Ndaj kësaj deklarate të saj, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, e cila i ka thënë se shprehja “o tash o kurrë”, gjithmonë ka qenë slogan lajthitës, përhumbës dhe i dëmshëm, për shoqëritë, shtetet.
Sipas Ismailit, konsistenca në orientim të duhur është shtet-dashuri.
“O tash o kurrë përveq në këngën e Elvis Prislit, që është gjë e bukur, gjithmonë ka qenë slogan lajthitës, përhumbës dhe i dëmshëm, për shoqëritë, shtetet. Konsistenca në orientim të duhur është shtet-dashuria vet, besa edhe lidershipi më i mirë. Apo jo?”, ka shkruar Ismaili.