Dy këngëtarët e njohur shqiptar Donjeta Morina dhe Skerdi Ago, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Falma” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e kanë shkruar Skerdi dhe Kennz, ndërsa për muzikën është përkujdesur Bini Diez.
Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/