image Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Bora Zemani: E kam dashur

Bota e Yjeve

Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Bora Zemani: E kam dashur

news image

Bora Zemani e Donald Veshaj janë dyshja më e komentuar e mediave rozë, pas zhvillimeve të fundit në “Big Brother”.

Donaldi ka folur me Granitin për këtë lidhje që e ka pasur me Borën.

Ai ka treguar se marrëdhënia e tij me Borën ka qenë diçka shumë e fortë dhe pavarësisht se jeta ka bërë të vetën, ai e ka dashur shumë moderatoren.

Donaldi: Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën.

Nga ana tjetër, i pyetur nga konkurrenti i “BBV”, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para një viti, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënie.

Graniti: Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasë kështu të fortë, e kam ndje shumë, diku afër 1 vit.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/