image Donald Trump i falë dy ushtarë amerikanë të akuzuar për krime lufte

Botë

Amerikë/ Donald Trump i falë dy ushtarë amerikanë të akuzuar për krime lufte

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka falur dy ushtarë amerikanë që akuzoheshin për krime lufte në Afganistan, përfshirë një që ishte dënuar dhe një që ishte në pritje të gjykimit.

Trump i riktheu gjithashtu gradën një anëtari të ekipit SEAL, i cili ishte ndëshkuar pasi pozoi me një viktimë në Irak.

Presidenti amerikan i fali lejtnantin, Clint Lorance dhe majorin Mathew Golsteyn. Lorance i urdhëroi ushtarët e tij të hapnin zjarr ndaj tre burrave të paarmatosur dhe u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe pengim të drejtësisë, ndërsa Majori Golsteyn ishte në pritje të gjyqit për vrasjen e dyshuar të një afgani të dyshuar për një sulm me auto-bombë në 2010. Gjyqi i Golsteynit ishte caktuar të fillonte vitin e ardhshëm.

Sipas një raporti të CNN-it, zyrtarët e mbrojtjes e kishin paralajmëruar Trumpin se faljet mund të dëmtonin integritetin e sistemit gjyqësor ushtarak./Gazeta Sinjali/