image Donald Trump e parashikon fundin e koronavirusit

Botë

Botë/ Donald Trump e parashikon fundin e koronavirusit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka parashikuar fundin e epidemisë së koronavirusit.

Trump këtë e bëri sot gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, ku tha se me rritjen e temperaturave, virusi nuk do të mund të rezistojë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nxehtësia e vret këtë lloj virusi. Shumë njerëz mendojnë se virusi do të zhduket në prill, kur koha nxehet”, ka thënë Trump pa shpjeguar shumë rreth kësaj dekarate.

Por, sipas CNN, ekspertët nuk kanë dalë ende në konkluzione të tilla.

“Do të ishte pakujdesi që të thuash se gjërat do të normalizohen me ardhjen e pranverës dhe verës” –  citohet të jetë shprehur dekani i fakultetit të mjekësisë në Teksas.

Teksa kujtojmë se dita e djeshme u shënua si dita me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Kinë, ku u regjistruan 97 të tillë.

Por, pavarësisht këtyre shifrave, Trump këmbëngul se situata është nën kontroll./Gazeta Sinjali/