Përveç projekteve muzikore, artistët mundohen që fansave t’u servojnë edhe paraqitje të mirë, shkruan Gazeta Sinjali
Kështu po ndodh edhe me rep-artistin Don Xhon.
Reperi tashmë është bërë tejet i popullarizuar, teksa i njëjti po mundohet të kujdeset për secilin detaj në çdo paraqitje.
Në një postim që ka bërë në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur i veshur me plot stil.
Shqipe.closet ndërkohë ka grumbulluar shumën që ai ka shpenzuar, duke u bërë 1.140 euro gjithsej.
Të njëjtën Don e ka shpenzuar në një bluzë të bardhë dhe një çantë të tipit ‘Gucci’.
“Unë foli i fundit” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që deri më tani ka arritur mbi katër milionë klikime në YouTube. /Gazeta Sinjali/