Reperi Don Xhon edhe këtë verë ka qenë njëri nga artistët më të përfolur dhe kërkuar në koncerte, shkruan Gazeta Sinjali.
Pavarësisht kësaj, reperi duket se i kushton një rëndësi të madhe edhe paraqitjes fizike dhe për këtë ka marrë vëmendje në një nga koncertet e tij.
Në një nga paraqitjet e fundit para publikut, Don Xhon është shfaqur me një palë syze ‘Louis Vuitton’ të cilat kanë një vlerë marramendëse.
Sipas faqes ‘Shqip Closet’, syzet e tilla të kësaj marke të famshme “Louis Vuitton”, kapin vlerën e mbi 600 eurove.
Kujtojmë që reperi kohëve të fundit është përfolur edhe për një konflikt mes reperit shqiptar Finem. /GazetaSinjali/