image Donaldi dhe Beatrixa me të njëjtat syze, çfarë po ndodh mes tyre?

Bota e Yjeve

Donaldi dhe Beatrixa me të njëjtat syze, çfarë po ndodh mes tyre?

news image

Donaldi dhe Beatrixa janë njëri nga çiftet që u krijua brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Lidhja e tyre bëri bujë të madhe mediatike për shkak të historisë që Donaldi e la pezull me Borën.

Pas shumë ngjarjeve brenda shtëpisë, lidhja e tyre përfundoi menjëherë pasi aktori doli nga BBV.

Në mbrëmjen e Top Channelit ku bëri bashkë gjithë banorët, ishin prezent edhe Trixa me Donaldin, por që dyshja nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin.

Pas kësaj nuk voni reagimi i Trixës duke heq nga lista e ndjekësve aktorin Veshaj, i cili pas disa ditëve veproi njëjtë.

Mirëpo, sot diçka tjetër i ka habitur të gjithë. Donaldi ka postuar storie me një palë syze të bardha ku u shpreh se me gjasë janë për vajza.

Pas kësaj nuk ka vonuar storia e Trixës e cila doli të blejë syze dhe po zgjidhje po ashtu të bardha të ngjashme sikur të Donaldit.

Nuk dihet nëse është e qëllimshme apo rastësi, kjo mbetet për tu kuptuar.

/GazetaSinjali/