image Doli me sëpatë në mes të ditës në Prizren, arrestohet nga policia

Siguri

Doli me sëpatë në mes të ditës në Prizren, arrestohet nga policia

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që ka dalë me sëpatë në rrugën “Rogova” në Prizren, dje në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda Prokurorisë Themelore në Prizren, se gjatë arrestimit ai ka treguar rezistencë, duke i shkaktuar lëndime njërit prej zyrtarëve policorë, si dhe duke pësuar lëndime edhe vetë.

Për shkak të lëndimeve, këto burime bëjnë të ditur se polici dhe personi i dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/