image Dokumentet sekrete: Vaksina ruse është testuar vetëm në pak njerëz, ka efekte anësore

Botë

Dokumentet sekrete: Vaksina ruse është testuar vetëm në pak njerëz, ka efekte anësore

news image

Debate të mëdha janë ngjallur një ditë më parë pas lajmit të dhënë nga presidenti rus, Vladimir Putin se Rusia r ka krijuar vaksinën kundër koronavirusit.

Shumë vende shprehën gëzimin dhe gatishmërinë për t’u furnizuar me këtë produkt të shumëpritur, ndërsa shkencëtarët reaguan të shqetësuar duke vënë në dyshim efektshmërinë e vaksinës.

Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga “Daily Mail” japin detaje se vaksina që prezantoi Putin është testuar në vetëm 38 persona dhe efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella etj.

Edhe agjencia e lajmeve “Fontanka” shkruan se vaksina e shumë trumbetuar nga Rusia u regjistrua pas 48 ditësh kërkime dhe efektiviteti i saj është ende i panjohur.

Në njërin nga dokumentet e dorëzuara për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herë se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Gjithashtu ka pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vaksinës për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm. /Gazeta Sinjali