image Doktoron Korab Shaqiri, feston me të afërmit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Doktoron Korab Shaqiri, feston me të afërmit

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ka fituar gradën shkencore si doktor i kompozimit në Universitetin “Kirili & Metodij” në Shkup .

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti , përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Shaqiri i është gëzuar këtij suksesi, teksa nuk ka hezituar t’i tregojë ndjekësve në Instagram edhe temat me të cilat e ka fituar këtë titull.

Ai gjithashtu ka falënderuar mentorin e tij, Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat që ia ka dhënë gjatë viteve të studimeve.

Këngëtari pas mbrojtjes së disteracionit të doktoratës, ka darkuar me të afërmit.

https://www.instagram.com/p/B2lU6t8n3Qe/

Ndryshe, “Verë e dashni” është projekti i fundit muzikor i Korabit në bashkëpunim me Bujar Qamilin. Kënga është publikuar më 10 korrik dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=jxCkhrRir4o&feature=youtu.be