Agim Hazrolli është doktori i cili u kthye nga Ljubljana ku ishte kirurg me profesion, në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Ai së bashku me stafin e tij, krijoi një lloj spitali në disa zona të luftimeve, në atë të Malishevës dhe Drenicës, e ku ka kryer më shumë se 500 operacione në mal.
Hazrolli ka treguar se ka amputuar edhe gjymtyrë të ushtarëve të UÇK-së të cilit ishin plagosur në zona të luftimeve, shpesh herë ai këtë punë e bëri edhe pa narkozë. /GazetaSinjali/