Pandemia e Covid-19 nuk është një luftë e lehtë dhe nuk do të zhduket lehtë. Ky parashikim i frikshëm vjen nga zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Takeshi Kasai. Sipas tij, kurba rënëse e virusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.
“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me Covid-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”, nënvizoi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së
Nga ana tjetër, ai shtoi gjithashtu në një konferencë për shtyp të zhvilluar online se ende nuk ka një mjekim të caktuar apo vaksinë kundër Covid-19. Virusi ka infektuar mbi 800 mijë persona në mbarë botën dhe prej tij kanë humbur jetë 38 mijë të tjerë. Pasojat më të mëdha i kanë patur Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, duke ia Kinës me numrin e rasteve të konfirmuara, vend ku lindi virusi në fund të vitit 2019./ Gazeta Sinjali/