image Mjeku fle në tendë nga frika se mos i transmeton koronavirusin familjes

Botë

Botë/ Mjeku fle në tendë nga frika se mos i transmeton koronavirusin familjes

news image

Një doktor në Kaliforni, i cili punon në frontin e parë të luftës për të kuruar pacientët e prekur nga koronavirusi është duke u vetizoluar nga familja e tij pasi përfundon turnet e stërzgjatura në spital.

Doktor Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë me qëllim që të mbrojë familjen e tij nga virusi vdekjeprurës.

Doktori e ka ngritur tendën brenda garazhit të tij dhe shkon çdo natë të flejë atje pas një ditë pune të lodhshme.

“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruar Cheng në Facebook./ Gazeta Sinjali/