image Në Klinikën e Syve nuk respektohen masat antiCOVID-19, pacientët nuk mbajnë distancë

Shëndetësi

Në Klinikën e Syve nuk respektohen masat antiCOVID-19, pacientët nuk mbajnë distancë

news image

Oftamologu, Florim Zejnullahu ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 duke e rritur kështu numrin e mjekëve dhe infermierëve të kësaj klinike që janë të prekur me këtë virus.

Zejnullahu përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” e ka paraqitur gjendjen e klinikës së Oftalmologjisë duke i bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën shihen qytetarë të grumbulluar dhe pa distancë.

Kjo ka shtyer Zejnullahun që t`i bëjë thirrje SHSKUK-ës që të reduktohet puna në këtë klinikë dhe të trajtohen vetëm rastet urgjente, pasi që dhjetë mjekë e infermier të kësaj klinike janë të prekur me COVID-19.

Shkrimi i plotë i tij.

Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë,
Mbrëmë në orën 20:00 mora rezultatin nga një laborator privat se kam rezultuar pozitiv në SarsCoV-2.

Përkundër që isha kujdestar në Klinikën e Syve për shkak të diskordinimit ndër klinik dhe vonesave që mund të ndodhnin, pas disa simptomave të dyshimta për të mos rrezikuar të tjerët u detyrova që testimin ta bëj në një laborator privat.

Për këtë bëjë thirrje që IKSHP të ketë një ekip të veçantë vetëm për staf të QKUK ës sepse në dy javët e fundit është rritur numri i të prekurve ndër mjek dhe infermier.

Ju njoftoj se nga sot do të jem në vet zolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.

Të nderuar qytetarë dhe staf mjekësor virusi gjendet në mesin tonë, andaj bartni maskat, ruani distancën dhe aplikoni masat tjera mbrojtëse.

Të nderuar menaxhment i SHSKUK-ës, dhe struktura tjera qeveritare ju lutem të përcillni zhvillimet dhe masat që janë duke u aplikuar tash në shtetet perëndimore ngase vonesat që janë duke ndodhur në vazhdimësi për ashpërsim të masave po ju kushtojnë shumë klinikave dhe ka bërë që të ketë reduktim të stafit mjekësor dhe pesëfishim të rritjes së numrit me të prekur në nivel vendi.

Momentalisht në Kliniken e Syve janë të prekur dhjetë mjek dhe infermier me COVID-19 dhe puna po vazhdon normalisht???!!!
Kështu që bëjë thirrje që për të ruajtur stafin dhe shërbimet momentalisht të kalohet strikt me mbyllje dhe në kalimin e punës vetëm për rastet urgjente.

Fotografi e përditshmërisë së Klinikës se Syve ku shihet numër i madh i pacientëve dhe mosrespektimi i kriterit bazik të luftës antiCOVID-19, mbajtjes së distancës. /Gazeta Sinjali/